Lampard: Pse të mos e mundim Realin

Futboll

Lampard: Pse të mos e mundim Realin

Më: 11 prill 2023 Në ora: 16:54
Lampard

Pse të mos përsëritet si trajner “mrekullia” e futbollit që ka arritur në vitin 2012 si lojtar?

11 vjet më vonë, Frankie Lampard sapo mori vendin e Graham Potterit të shkarkuar në pankinën e Chelsea.

Një situatë që e kujton atë që do të arrinte Roberto Di Matto, i cili u bë trajneri i ri i Bluve në mars, duke zëvendësuar portugezin André Villas Boas.

Më pas erdhën sukseset ndaj Napolit dhe Barcelonës (në gjysmëfinale) në Ligën e Kampionëve, pasuar nga fitorja e pabesueshme me penallti në finalen e Mynihut që Bayerni pati fatin ta luante në shtëpi, por që gjithsesi do të dilte e humbur. A do të përsëritet mrekullia?

“Ka shumë për të bërë, por kurrë nuk i dihet. Më kujtohet se pasi u parkua autobusi në Camp Nou, i thamë njëri-tjetrit se do të shkonim dhe luftojmë për jetët tona. Ne e mbajtëm fjalën dhe ia dolëm.

Sekreti ishte se ne kishim një dëshirë të madhe, po aq karakter dhe një nivel të lartë talenti në një grup që luftoi për vite të tëra për të fituar një Champions League dhe në fund ia doli. Koncepti është i vlefshëm edhe sot.

Një ekip dhe një grup gjithmonë do të kalojnë kohë të vështira për t’u bërë i madh.

Sterling ka qenë një nga anësorët më të mirë në botë për një kohë të gjatë ndonjëherë, ndoshta sipas mendimit të disa njerëzve, më i miri. Nuk më kujtohet se sa herë u kam thënë sulmuesve të rinj “shikoni Raheem Sterling.

Mendoj se ai është një lojtar i madh dhe kam besim te ai”, deklaroi Lampard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat