Ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut merr drejtimin e klubit të njohur në Serie B

Futboll

Ish-trajneri i Partizanit dhe Skënderbeut merr drejtimin e klubit të njohur në Serie B

Më: 11 prill 2023 Në ora: 15:48
Andrea Agostineli

Klubi i Beneventos e kishte nisur këtë edicion me pretendimet për t’u kthyer shpejt në Serinë A, duke ulur në stol një emër të njohur si Fabio Kanavaro.

Por gjithçka ka shkuar keq dhe klubi ku aktivizohet Frederik Veseli, e sheh veten në fundin  tabelës së klasifikimit.

Pas humbjes me SPAL, ka ardhur dorëheqja e Stelones dhe klubi ka kthyer sytë nga trajneri i katërt i sezonit, duke i besuar pankinën një emri të njohur për futbollin shqiptar, Andrea Agostinelit.

Ky i fundit, me një të kaluar në Superiore duke drejtuar Partizanin dhe Skënderbeun, në vitin e fundit ka drejtuar Gudja në Maltë.

Ai ka lënë detyrën në klubin maltez për t’u kthyer në Itali dhe për t’u ulur në stolin e Beneventos ku do të tentojë mrekullinë në javët e fundit për të mbijetuar në Serinë B e për të shpresuar që do të rikonfirmohet në këtë detyrë edhe për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat