Tuchel: Haaland duhet të ndalet

Futboll

Tuchel: Haaland duhet të ndalet

Më: 11 prill 2023 Në ora: 11:30
Tuchel

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Manchester Cityt në çerekfinale të Champions League e cila do të luhet sot në mbrëmje në orën 21:00.

“Është e qartë se çfarë presim nga City, ata kanë qenë në krye për gjashtë apo shtatë vite, ata luajnë një nivel shumë sulmues dhe të një niveli të lartë.

Jemi të përgatitur për një sfidë të nivelit shumë të lartë, ndoshta më të lartën që mund të ofrojë futbolli evropian për momentin.

Padyshim që jam shumë i motivuar për të kërkuar fitoren, është një dhuratë e madhe për mua të jem në çerekfinale e vlerësoj shumë dhe dua të bëj më të mirën që mundem, nuk kam nevojë për ndonjë motivim tjetër.

Kemi analizuar javët e fundit të Cityt dhe mendojmë se e dimë se çfarë na pret, duam të jemi dominues.

Nuk ka asgjë të keqe që Gnabry të luajë si nëntë, pasi Muller luan më mirë rreth një pike dhe Mane mund të fillojë edhe më gjerë dhe të luajë me shpejtësi.

Haaland? Ka shifra mbresëlënëse, shquhet për atletizmin dhe urinë për gola. Nuk mjafton një zgjidhje e vetme tekniko-taktike për ta ndalur, do të duhet të vëmë veten në provë edhe në duele direkte.

Ne duhet ta ndalojmë atë si ekip. Cancelo?

Jam i lumtur që po luan për ne, i di cilësitë e tij. Ai mund të luajë një rol të rëndësishëm, edhe në ndeshje si ajo e së nesërmes.

Shpresoj që ai të mos jetë tepër i motivuar apo shumë nervoz”, ka përfunduar Tuchel..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat