Zhgënjen Marseille

Futboll

Zhgënjen Marseille

Më: 9 prill 2023 Në ora: 23:02
Pamje nga ndeshja

Olympique Marseille zhgënjen sërish. Skuadra e trajnerit Tudor regjistroi barazimin e dytë radhazi në kampionat përballë Lorient me rezultatin 0:0, duke lëshuar terren në luftën për titullin kampion.

Vendasit ia dolën mbanë të zhvillonin një ndeshje shumë të mirë në prapavijë, duke ndalur pothuajse çdo rrezik të kundërshtarëve.

Në anën tjetër, Marseille krijoi shumë pak për të marrë fitoren, pavarësisht se dominoi në qarkullimin e topit.

Edhe në fraksionin e dytë të besuarit e Tudor nuk ja dolën mbanë të krijon rrezikshmëri në portën kundërshtare.

Në fund gjithçka përfundoi me rezultatin 0-0, teksa pas këtij barazimi Marseille humbi edhe vendin e dytë.

Tani skuadra marsejeze renditet e treta, me 61 pikë, ndërsa Lorient mbetet në vendin e 10-të me 45 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat