Kjo është nota e madhe për Vedat Muriqin në Spanjë

Futboll

Kjo është nota e madhe për Vedat Muriqin në Spanjë

Nga: K. Goca Më: 9 prill 2023 Në ora: 21:22
Muriqi feston me shokë

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, sot ka pas ditën e tij, duke realizuar dy gola për barazimin e Mallorca-s, me rezultat 3:3 në konak të Valladolidit, në takimin e javës së 28-të të Kampionatit të Spanjës. 

Muriqi ka shënuar në minutën e 53-të, ndërsa në të 90+3 nxori penallti dhe e konkretizoi në gol për 3:3.

Loja e Muriqit ishte faktori kyq që Mallorca mori pikë në Valladolid. 

Image

Notat

Futbollisti ynë është lojtar i ndeshjes, është vlerësuar ne notë 8.5 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Është goli i 12-të për Muriqin në kampionatin spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat