Kah po shkon ish-presidenti i Juventusit

Futboll

Kah po shkon ish-presidenti i Juventusit

Më: 9 prill 2023 Në ora: 15:13
Andrea Anjeli

Andrea Anjeli lë Torinon. Këtë të paktën e konfirmon uebsajti “CronacaQui.it”. Ish-presidenti i Juventusit po përgatitet të lërë Italinë dhe të transferohet në Holandë, më konkretisht në Amsterdam.

Duket një zgjedhje e shtyrë mbi të gjitha nga çështje e tij profesionale, ndonëse këtë pritet që ta konfirmojë vetë presidenti.

Sipas lajmeve të burimit në fjalë, Andrea Anjeli tashmë e ka blerë edhe shtëpinë, të cilën e ka zgjedhur së bashku me të fejuarën Deniz Akalin.

Madje, për më shumë, ky vendim është i shtyrë edhe nga një hap i radhës i miliarderit torinez, i cili pritet të martohet me Deniz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat