Drejtori sportiv i Milanit reagon

Futboll

Drejtori sportiv i Milanit reagon

Më: 9 prill 2023 Në ora: 12:13
Rafael Leao

Ndeshja e djeshme ishte shkas për të folur, por kryefjala në aspektin teknik të kuqezinjve është Rafael Leao.

Klubi pret të rinovojë, ndërkohë që dje pati edhe zëra se Lila do të paguante gjobën prej 21 milionë eurosh që rëndon mbi portugezin për shkak të prishjes së njëanshme të kontratës me Sportingun e Lisbonës.

Lidhur me këtë aspekt, drejtori sportiv i “djallit” tha: “Sa u përket detyrimeve të Leaos me ish-klubin e tij jemi spektatorë të interesuar.

Ne punojmë vetëm për rinovimin e kontratës së tij, por fjala e fundit i takon djaloshit.

Aktualisht shanset janë 50 me 50. Me Zhirunë, për shembull, presim vetëm të zyrtarizojmë firmën, ndërsa për Diazin do të takojmë drejtuesit e Realit në momentin e duhur”.

Një tjetër temë e cekur nga Masara ishte Champions-i.

“Ndaj tyre bëmë ndeshjen tonë më të mirë të sezonit e duhet të përsëritemi”, përfundoi drejtuesi kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat