Muharemi flet para ndeshjes së radhës

Futboll

Muharemi flet para ndeshjes së radhës

Më: 8 prill 2023 Në ora: 12:52
Pamje nga një ndeshje

Lideri i Ligës, FC Struga Trim Lum, të dielën, do të zhvillojë ndeshjen kampionale kundër Skopjes në terrenin e lagjës në Autokomandë.

Suhel Muharemi ka folur lidhur me këtë ndeshje.

Mesfushori i talentuar thotë se i pret një udhëtim i vshtirë, por megjithate beson në rezultat pozitiv.

“Të dielën na pret një ndeshje e vështirë në transfertën në Shkup ndaj Skopjes.

Edhe pse kjo skuadër për momentin ndodhet në pjesën e rrezikshme të tabelës së klasifikimit, kjo nuk është pasqyra reale sipas meje, pasi kjo skuadër një gjë të tillë dëshmoi edhe në ndeshjen e xhiros së kaluar kur mundi FC Shkupin në Çair.

Pikërisht fitorja e tyre na ka mobilizuar më shumë si skuadër, ndaj dhe këtë javë kemi punuar më shumë në aspektin taktizues.

Nëse realizojmë urdhërat e trajnerit dhe atë që kemi punuar gjatë javës në stërvitje, besoj se do dalim me një rezultat pozitiv, me të cilin do vazhdonim të jemi komod në krye të tabelës së klasifikimit.

Duke filluar nga kjo ndeshje, e deri në xhiron e fundit, të gjitha ndeshjet tona janë si finale, pasi kanë shumë peshë dhe histori për ne si skuadër”, deklaroi Suhel Muharemi. Skopje-Struga Trim Lum do të fillojë në ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat