Rooney ka një ëndërr në sirtar

Futboll

Rooney ka një ëndërr në sirtar

Më: 8 prill 2023 Në ora: 12:28
Wayne Rooney

Wayne Rooney ishte një flamur i Manchester United, me të cilin fitoi praktikisht gjithçka në Angli dhe në botë. Megjithatë, ka ende një ëndërr që ish-sulmuesi, tani trajner i DC United, do të donte ta realizonte në jetën e tij, por nuk ka të bëjë me futbollin.

Siç lexojmë në “Mundo Deportivo”, promotori anglez Eddy Hearn ka treguar se kur Wayne Rooney pi shumë dhe dehet, e teleofon shpesh për t’i kërkuar t’i organizojë një ndeshje boksi.

Pra, ëndrra e Rooney është të bëhet boksier.

“Kur Wayne pi pak më shumë se duhet, më dërgon mesazhe për të më thënë t’i mundësoj ndonjë dyluftim në ring. Dhe unë nuk mund të mos emocionohem.

Të nesërmen ideja bie, kur e pyes nëse e tha për shkak të gotave të verës apo e kishte seriozisht”, – shtoi Hearn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat