Arne Slot, kandidati i ri për stolin e Tottenham

Futboll

Arne Slot, kandidati i ri për stolin e Tottenham

Më: 8 prill 2023 Në ora: 11:52
Arne Slot

Siç raporton gazeta britanike Telegraph, Arne Slot është një nga kandidatët e rinj për stolin e Tottenham Hotspur për sezonin e ardhshëm.

Një lajm jo befasues duke pasur parasysh punën e tij të shkëlqyer në Feyenoord këtë sezon.

Skuadra e Londrës kërkon një trajner të ri që mund të ndërtojë një projekt të aftë për ta rikthyer skuadrën në mesin e më të mirëve në Premier League.

Arne Slot është një nga zbulimet më të mëdha të sezonit në futbollin evropian.

Feyenoord është lider i Eredivisie me 64 pikë (tetë pikë mbi Ajax dhe PSV) dhe do të luajë çerekfinalet e UEFA Europa League kundër Romës së Jose Mourinhos.

Një vit më parë ai udhëhoqi skuadrën në finalen e Ligës së Konferencës që u zhvillua në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat