Kombëtarja do të thotë shumë për Kumbullën

Futboll

Kombëtarja do të thotë shumë për Kumbullën

Më: 7 prill 2023 Në ora: 13:46
Kumbulla

Menaxheri i Marash Kumbullës ka dhënë një intervistë së fundmi për “Tuttomercatoweb”-in. Xhani Vitali ka treguar se si arriti ta transferonte mbrojtësin shqiptar te Roma, si dhe është kthyer pas në kohë për të zbuluar momentin kur vendosi ta kishte lojtarin e verdheqkuve një klien të tijin.

Vitali ka prekur edhe çështjen e Kombëtares, pasi Kumbulla zgjodhi të vishte fanellën kuqezi dhe jo atë të Italisë.

“Prisja që ai të arrinte këtu ku është, e pashë të luante nën moshën në Verona U17.

Ai më bindi menjëherë, duke e njohur atë dhe familjen e tij edhe më shumë. Pashë një lojtar që mund të aspironte të gjente kënaqësinë në këtë botë.

Ai ka qenë gjithmonë i gatshëm mendërisht dhe ky është një kusht themelor kur je shumë i ri.

Sporti profesional kërkon që djemtë të jenë burra herët, sepse sektori i të rinjve është një gjë dhe skuadra e parë, një tjetër. Ai ka qenë burrë që kur ka qenë fëmijë, më duhet të them, ka pasur gjithmonë seriozitet, përqendrim dhe aplikim. Gjëra themelore për të qenë i suksesshëm në jetë.

Si erdhi transferimi në Romë? Napoli u interesua për të në janar (2021, ed), menjëherë, por jo në verë. Giuntoli është një nga menaxherët më të mirë përreth, por më pas Marash donte ta mbyllte sezonin në Verona dhe asgjë nuk doli prej tij.

Ishte një verë në të cilën të gjitha klubet e mëdha në Itali ishin të interesuara, por Roma ishte më vendimtarja.

Ai bëri karrierën e tij rinore duke debutuar herët me ekipin e parë shqiptar.

Pak ditë më parë luajti një ndeshje shumë të mirë kundër Polonisë. Kombëtarja sigurisht që do të thotë shumë për të dhe shpresoj që të arrijë objektiva të caktuara”, ka  deklaruar Xhani Vitali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat