Ancelotti beson se Benzema mund ta fitojë sërish Topin e Artë

Futboll

Ancelotti beson se Benzema mund ta fitojë sërish Topin e Artë

Më: 6 prill 2023 Në ora: 22:54
Benzema

Carlo Ancelotti beson se Karim Benzema është i aftë të fitojë një tjetër Top të Artë.

Francezi në tri ndeshjet e fundit ka shënuar nga tre gola për Real Madridin. Herën e fundit në fitoren 4-0 ndaj Barcelonës. 

“Ai mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë dhe jo vetëm lojtarët sulmues. 

Ai është në gjendje të shkëlqyer fizike. Me cilësitë që ka, ai në mënyrë të pashmangshme bën një ndryshim për ne", ka thënë trajneri italian.

Benzema ka fituar Topin e Artë vitin e kaluar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat