FFK: Bashkë për futbollin, 1 vit nga rizgjedhja e presidentit Ademi

Futboll

FFK: Bashkë për futbollin, 1 vit nga rizgjedhja e presidentit Ademi

Më: 6 prill 2023 Në ora: 17:43
Agim Ademi

Federata e futbollit e Kosovës ka publikuar disa fotografi në faqen e saj zyrtare, me titull: Bashkë për futbollin, 1 vit nga rizgjedhja e presidentit Ademi.

“Sot u bë një vit nga Kuvendi Zgjedhor i FFK-së, në të cilin presidenti Agim Ademi është zgjedhur me shumicë dërrmuese të votave të delegatëve për mandatin e tij të dytë katërvjeçar.

Programi gjithëpërfshirës katërvjeçar i hartuar nga presidenti Ademi, i mbështetur nga profesionistë të fushës, u përkrah nga komuniteti i futbollit dhe nga delegatët e Kuvendit të FFK-së.

Image

Fusha në Obiliq

Mandati i ri filloi me moton “Bashkë për Futbollin”.

Vitin 2022 e nisëm me rritje të buxhetit prej 33 përqind. Kjo gjë mundësoi  realizimin e shumë projekteve si dhe mbështetje për klubet nga fondi i solidaritetit të UEFA-s, sponsorizimi i ligave, të drejtat televizive si dhe heqja e kuotizimit për klubet dhe mbulimi i shpenzimeve të gjyqtarëve.

Madje, përmirësimi i infrastrukturës së klubeve ishte në epiqendër të programit të presidentit Ademi.

Kësisoj, përveç mbështetjes së klubeve në mirëmbajtjen e fushave dhe rregullimin e sistemit të ujitjes për të gjitha fushat me bari natyral, FFK realizoi projektet e ndërtimit të disa fushave me bari sintetik në qytete të ndryshme: U rindërtuan fushat e KF Ballkani, KF Flamurtari, KFF Bazeli 2015, Lidhjes Rajonale të Pejës në Brestovik, fusha në Bardh të Madh, në Obiliq, Ratkoc, Fushë Kosovë, Vitomiricë dhe fusha për personat me nevoja të veçanta në Bërnicë”, shkruan në faqen e FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat