Mbrojtësi i Bayernit tërbohet

Futboll

Mbrojtësi i Bayernit tërbohet

Më: 6 prill 2023 Në ora: 11:43
Matthijs de Ligt

Bayern Munih pësoi goditjen e parë “të vërtetë” në lidhje me arritjen e objektivave, aty ku Freiburgu rezultoi pengesë e pakalueshme në Kupën e Gjermanisë.

Matthijs de Ligt në rolin e mbrojtësit qendror nuk e pati të lehtë kapërcimin e këtij momenti, madje ai “shpërtheu” karshi performancës së të tijve dhe veprimit amatoresk nga Musiala (20-vjeçrai shkaktoi penalltinë pas devijimit të topit me krahun e hapur), i cili i dha jetë edhe skualifikimit:

“Do të gënjeja nëse do të pohoja se prodhuam mjaftueshëm raste në kuadratin mik dhe fati nuk ishte me ne.

Statistikat folën si të barabartë në tentative serioze.

E përkufizoj si turp të gjithë shfaqjen e dhuruan nga ana jonë, jo në nivelin e pretenduar.

Çdo trofe ka rendësi dhe ne e humbëm shansin të jemi aktivë në të tria frontet.

Humbja duhet na shërbejë mbi vazhdimësinë, pasi kundërshtari i fundit do të jetë sërish në fushë përballë nesh përgjatë fundjavës dhe një skenar i tillë hap diskutime të reja në Bundesligë.

Duket sikur nuk dëshironim fitoren dhe avancimin për në raundit tjetër, mbase mund ta kem gabim, por kjo frymë m’u servir nga kënde të ndryshme”.

E vërteta gjithmonë dhemb, ndonëse ne duhet të jetojmë me të për të parë përpara.

Të tillë mund ta evidentoj penalltinë e padiskutueshme në favor të Freiburgut në çastet finale nga përballja.

Musiala ndodhej përpara meje dhe nuk arrij ta kuptoj se çfarë kërkoi dora e tij e zgjatur kur gjendej i vendosur në zonën e rreptësisë, çka nënkupton se situata të tilla duhen shmangur me patjetër.

Gjithsesi fjalët nuk kanë më asnjë vlerë rreth sfidës. Jam i sigurt se rritja e vigjilencës në çdo veprim do të na mundësojë suksesin”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat