Fiorentina hedh një hap të madh drejt finales së Kupës

Futboll

Fiorentina hedh një hap të madh drejt finales së Kupës

Më: 5 prill 2023 Në ora: 23:15
Pamje nga ndeshja

Nuk ka surpriza në stadiumin “Xhovani Zini” të Kremonas.

Fiorentina mposhti Cremonesen me rezultatin 0:2, në aktin e parë gjysmëfinal, të Kupës së Italisë, duke hedhur një hap të madh drejt finales, ku do të përballet me fituesin e çiftit Inter-Juventus.

Për sa i përket duelit të mbrëmjes së sotme, Kabral zhbllokoi takimin në minutën e 20-të, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0:1.

Në minutën e 73-të, vendasit mbetën me 10 lojtarë, teksa Aivu u ndëshkua me karton të kuq, teksa Gonzalez, shndërroi në gol një 11-metërsh, duke vulosur këtë duel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat