Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, Armand Duka më i votuari

Futboll

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, Armand Duka më i votuari

Më: 5 prill 2023 Në ora: 13:28
Armand Duka

Armand Duka fitoi mandatin e dytë si anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA. Presidenti i FSHF-së do e mbajë këtë post edhe për katër vite të tjera.

Duka është një nga nëntë anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv. Kreu i futbollit shqiptar mori 45 vota, si anëtari më i votuar.

Lajm i mirë ky për futbollin shqiptar, që do të vijojë të ketë zërin e tij në qeverinë europiane të futbollit.

Komiteti Ekzekutiv është organi më i lartë vendimmarrës në UEFA.

Sot u mblodhën së bashku në Lisbonë presidentët dhe sekretarët e përgjithshëm të 55 shoqatave anëtare të UEFA-s për të marrë vendimet.

Komiteti përbëhet nga 9 anëtarë.

Njëra është femër (kusht) Laura McAllister (Uells), ndërkohë që Hans-Joachim Watzke (Dortmund) është fituesi për mandatin 2-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat