Igli Tare me mision në Belgjikë, synon talentin spanjoll

Futboll

Igli Tare me mision në Belgjikë, synon talentin spanjoll

Më: 4 prill 2023 Në ora: 20:00
Tare e Milinkoviq

Sipas raportimeve të “Lalaziosiamonoi”, drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, ishte në një mision në Belgjikë javën e kaluar për të mbyllur një negociatë të mundshme me Club Brugge për sulmuesin Ferran Jutglà.

Lojtari pëlqehet prej disa kohësh nga drejtuesi i lartë shqiptar i Lazios. Jutlga është në menaxhimin e së njëjtës agjenci që merret me të drejtat sportive të Luis Albertos, Moros dhe Escalantes.

Kostoja e kartonit të spanjolli është rreth 15 milionë euro dhe është një nga opsionet që po shqyrton Lazio.

Klubi italian po studion edhe situatën e Roland Sallai të Freiburgut dhe atë të Philip Billing nga Bournemouthi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat