Serbi dënohet rëndë në Angli, që pati problem edhe Granit Xhaka me të

Futboll

Serbi dënohet rëndë në Angli, që pati problem edhe Granit Xhaka me të

Më: 4 prill 2023 Në ora: 19:31
Aleksandar Mitroviq kur iu turr gjyqtarit

Sulmuesi serb dënohet me tetë ndeshje pas shtyu dhe shau gjyqtarin – FA i shqipton edhe gjobë.

Aleksandar Mitroviq, njihet si problematik, me të cilin ka pas problem edhe Granit Xhaka në Kampionatin Botëror, që u mbajt në Katar të vitit të kaluar.

Mitroviq është dënuar me tetë ndeshje mos-lojë nga Federata e Futbollit e Anglisë (FA) pasi shtyu gjyqtarin, Chris Kavanagh, në humbjen e tyre në Kupën FA ndaj Manchester United.

Sulmuesi serb u dënua me tre ndeshje për përjashtimin me karton të kuq, me tre ndeshje për sjellje të dhunshme dhe dy të tjera për gjuhë të pahijshme, fyese dhe kërcënuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat