Barcelona nuk tërhiqet, katalanasit flasin qartë

Futboll

Barcelona nuk tërhiqet, katalanasit flasin qartë

Më: 4 prill 2023 Në ora: 15:05
Laporta

Barcelona është në rrugën e duhur drejt titullit kampion në La Liga në këtë sezon falë një epërsie prej 12 pikësh nga vendi i dytë që mbahet nga Reali i Madridit.

Por klubi aspiron për më shumë.

Ai dëshiron të arrijë diçka historike, që mund të mbyllë sezonin me dy tituj kampion! Siç bën me dije gazeta spanjolle “AS”, Barcelona i ka kërkuar që Federata Spanjolle e Futbollit të njohë titullin në La Liga të fituar në vitin 1937 në mesin e Luftës Civile në Spanjë.

Njohja e atij kampionati është një pretendim i vjetër i klubit “blaugrana” që deri më tani kishte rënë në vesh të shurdhër.

Megjithatë, javën e kaluar, RFEF njohu titullin e Kupës së Levantes në të njëjtin vit, fakt që përbën një precedent ligjor që ka riaktivizuar kërkesën e Barcelonës, e cila tashmë ua ka dërguar organeve të federatës spanjolle.

Të dyja kompeticionet si Kupa dhe kampionati spanjoll u luajtën në pasiguri të plotë për shkak të luftës. Por duke qenë se federata ia ka njohur kupën e fituar Levantes, Barcelona kërkon të njëjtën gjë për sa i përket titullit kampion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat