Thyen heshtjen

Futboll

Thyen heshtjen

Më: 2 prill 2023 Në ora: 16:17
Abouk e Hakim

Aktorja Hiba Abouk është rishfaqur në rrjetet e saj sociale për herë të parë pasi njoftoi divorcing me Achraf Hakimi, pas akuzës ndaj këtij të fundit se ka ngacmuar seksualisht një 24-vjeçare. Në denoncimin e bërë në komisariatin e Val-de-Marne, vajza ka treguar se futbollisti maroken i PSG kishte abuzuar me të, pasi e vizitoi në shtëpinë e tij në periferi të Parisit.

Në të njëjtën kohë, gruaja e Hakimi po udhëtonte me dy të vegjlit drejt Dubait. Me dy imazhe të saja pa të vegjlit, aktorja ka dashur të falënderojë ndjekësit për dashurinë që ka marrë në këtë moment delikat që po kalon.

“Kjo selfie le të shërbejë si një puthje për të gjithë ata që më japin kaq shumë dashuri dhe më tregojnë mbështetje. Faleminderit! Gëzuar të dielën të gjithëve”, – ka shkruar aktorja në postimin e saj në Instagram.

Me këto dy imazhe, duke treguar bukurinë dhe buzëqeshjen e saj, ajo duket se dëshiron të shënojë një hap përpara në jetë, pasi komunikoi më 27 mars se po i jepte fund lidhjes me lojtarin e PSG, me të cilin ka dy fëmijët: Amín, 3 vjeç dhe Naím, 1 vjeç.

“Realiteti është se pak kohë më parë, pas shumë mendimeve, unë dhe babai i fëmijëve të mi morëm vendimin për t’i dhënë fund lidhjes sonë. Kjo ndodhi përpara ngjarjeve në të cilat jam përfshirë në media dhe me të cilat nuk kam asnjë lidhje, – shpjegoi aktorja.

– Kush do ta kishte imagjinuar se përveç përballjes me dhimbjen e zakonshme që sjell një ndarje dhe pranimit të pikëllimit që sjell dështimi i një projekti familjar, të cilit i kisha dhënë trup e shpirt, do të më duhej të përballesha edhe me këtë poshtërim.

Më është dashur kohë për ta tretur këtë tronditje (tradhtinë e Hakimi me 24-vjeçaren).

Kam një nevojë urgjente për ta revizionuar veten, në mënyrë që të mund të rifilloj jetën time personale, publike dhe profesionale me sa më pak dëme, sa më pak traumatike të jetë e mundur, duke mbrojtur mbi të gjitha fëmijët e mi, të cilët janë sigurisht prioriteti absolut”.

Kursi i saj i ri do të jetë fokusimi edhe një herë tek aktrimi, profesioni që ka, dhe të bëjë rolin e plotë si nënë, tashmë e vendosur në Spanjë, pas qëndrimit në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat