Mbappe përmirëson shifrat sezonale

Futboll

Mbappe përmirëson shifrat sezonale

Më: 2 prill 2023 Në ora: 13:12
Mbappe 

Sezoni i Kylian Mbappe nuk po shkon siç do të dëshironte.

Në Katar, francezi mbeti pa e ngritur Botërorin e dytë dhe në Champions League është eliminuar sërish. Objektivat janë shterur, por e vërteta është se individualisht sulmuesi ka ruajtur nivelin.

Më shumë gola, më pak asiste

Këtë sezon ai ka luajtur 33 ndeshje deri më tani, në të cilat ka shënuar 31 gola dhe ka dhënë 8 asiste. Kjo përfaqëson një mesatare prej 0.94 golash për ndeshje. Përveç kësaj, ai merr pjesë në 1.18 gola për lojë. Shifrat e tij, herë pas here kanë pastruar dyshimet e madridistëve.

Sezonin e kaluar ai luajti gjithsej 46 ndeshje, gjatë të cilave shënoi 39 gola dhe dha 26 asiste. Mesatarja e golave ​​është më e ulët (0.85 gola për lojë), por pjesëmarrja e tij në gola shkoi në 1.41 për ndeshje. Thjesht “brutal”.

Është e vërtetë që PSG nuk e ka përmbushur detyrën në sezonet e fundit, veçanërisht në lidhje me Champions League, objektivin e madh të parizienëve, por Kylian Mbappé ka vazhduar të tregojë se është, nëse jo më i miri, një nga më të mirët në botë.

Kanë mbetur ende ndeshje deri në fund të sezonit dhe PSG duhet të fitojë Ligue 1 nëse nuk dëshiron të dështojë keq në vendin e vet, siç ka bërë në Evropë.

Dhe kjo ndodh duke gjetur versionin më të mirë të një Mbappe që këtë vit është më golashënues, por më pak asistues se sezonin e kaluar.

Vlera e tij është 180 milionë euro
Performanca e tij e ka rritur çmimin. Që nga dhjetori 2022, ai është futbollisti më i vlerësuar në portalin referencë “Transfermarket”.

Vlerësimi i tij është 180 milionë euro. Megjithatë, është vetëm një vlerësim dhe më shumë se një ekip me siguri do të ishin të gatshëm të paguanin një shumë më të lartë për të marrë shërbimet e yllit francez.

Të gjithë e dinë se Mbappé ishte gati t’i bashkohej Real Madridit verën e kaluar dhe përfundoi rinovimi me PSG-në, por e vërteta është se media të ndryshme të njohura kanë raportuar se kjo kontratë mund të jetë vetëm për dy vite (deri më 2024).

Kjo do ta linte derën e hapur për francezin që të largohej. Nëse PSG dëshiron të marrë disa para për transferimin e tij, duhet ta lërë të shkojë te të interesuarit këtë verë.

Është e vërtetë që duket e ndërlikuar, por më parë nuk kishte mundësi dhe tani ka pak shpresë. Tifozët e Real Madridit mund të emocionohen dhe të ëndërrojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat