Shevchenko i del në mbrojtje talentit të Chelsea

Futboll

Shevchenko i del në mbrojtje talentit të Chelsea

Më: 2 prill 2023 Në ora: 12:28
Shevchenko

Një nga goditjet më të bujshme të Chelseat në merkaton e janarit ishte transferimi i talentit ukrainas, Mykhailo Mudryk nga Shakhtar Donetsk në Londër për shifrën e 88.5 milionë paundëve.

Megjithatë, përshtatja e 22-vjeçarit me futbollin britanik nuk po shkon sipas pritshmërive me Mudryk që në shtatë ndeshje ka në llogari vetëm një asist.

Nuk kanë munguar edhe kritikat për sulmuesin anësor, edhe pse së fundmi në krah të tij del një zë i fortë si Andrey Shevchenko.

Ish-futbollisti i famshëm i Milanit thekson se Mudryk është një lojtar i së ardhmes dhe që ka nevojë për kohë.

“Chelsea ka transferuar një lojtar shumë të talentuar, është i ri dhe është një nga ata që do të shkëlqejë në të ardhmen. Ai vetëm sa e ka nisur rrugën e tij në futbollin e madh.

Është bërë pjesë e një projekti ambicioz dhe është në duar të sigurta te Chelsea.

Fakti që Chelsea e transferoi në këtë moment vërteton sa shumë klubi i beson atij”, u shpreh Shevchenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat