Ajzeraj: Ne futemi për tri pikë 

Futboll

Ajzeraj: Ne futemi për tri pikë 

Më: 1 prill 2023 Në ora: 22:11
Almir Ajzeraj

Drita e Gjilanit përballet me Drenicën e Skenderajt, në kuadër të javës së 27-të të elitës së futbollit të Kosovës. 
Ballafaqimi luhet nesër (15.00) në fushën ndihmëse në Gjilan.

Drenica është në fund të tabelës me 23 pikë e Drita renditet në pozitën e dytë me 52, ka dy me pak se lideri Ballkani.

Futbollisti i Dritës, Almir Ajzeraj, tha se do të provojnë dhe kërkojnë rrugën e realizimit dhe fitores.

“Si çdo ndeshje kemi analizu kundërshtarin dhe si në çdo ndeshje ne futemi për tri pikë.

Ata janë ekip i mirë dhe pozita e tyre në tabelë nuk është reale.

Kemi analizu cdo formacion dhe taktikë të mundshme të kundërshtarit dhe do të mundohemi të gjejmë golin.

Kemi ushtru për finalizim dhe besoj që do të përmirësohemi në vazhdimësi.

Do të provojmë të gjejmë mënyrën e realizimit.

S’ka rëndësi si mbrohen ata, më shumë ka rëndësi se si luajmë ne”, ka thënë Ajzeraj.

Në këtë ndeshje do të mungojnë Hamdi Namani dhe Ilir Blakçori për shkak të kartonëve, ndërsa rikthehet Marko Simonovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat