Xavi e konfirmon

Futboll

Xavi e konfirmon

Më: 1 prill 2023 Në ora: 11:22
Xavi e Messi

Ditë më parë zëvendës-presidenti i Barcelonës, Rafa Juste konfirmoi se gjiganti katalunas ka filluar kontaktet me kampin e Lionel Mesit për ta rikthyer ikonën argjentinase në ‘Kamp Nou’.

Mesi u largua nga Barcelona në vitin 2021, pasi që klubi nuk ishte në gjendje t’ia rinovonte kontratën për shkak të problemeve financiare.

Tani, Barça në krye me presidentin Zhoan Laporta po mundohet që ta rikthej argjentinasin në klub, dhe pas Rafa Justes, lajmin e ka konfirmuar edhe trajneri i skuadrës, Xavi Hernandez.

Xavi tha se ai dëshiron që Mesi të rikthehet, por se kjo gjë nuk varet nga ai por nëse ylli argjentinas dëshiron që të rikthehet në “Kamp Nou”.

“Do të dëshiroja që Leo Mesi të rikthehet.

Është një temë për të cilën ne jemi duke punuar, por kjo gjë nuk varet vetëm nga unë.

Varet nga lumturia e Mesit dhe nëse ai dëshiron që të rikthehet. Nuk është koha e duhur që të flasim për këtë gjë, por unë do të isha i pari që do të jem tejet i lumtur”, tha mes tjerash Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat