Gati 300 milionë funte për të zgjeruar stadiumin

Futboll

Gati 300 milionë funte për të zgjeruar stadiumin

Më: 31 mars 2023 Në ora: 15:34
Stadiumi Etihad

Manchester City do të investojë 300 milionë funte për të rinovuar stadiumin “Etihad”.

Është planifikuar shtimi i 7700 vendeve që do ta çonte stadiumin në një kapacitet prej 61 mijë tifozësh.

Rikonstruksioni, raporton “Daily Mail”, përfshin gjithashtu një hotel të ri, një park për tifozët, një qendër tregtare dhe një muze dhe e gjithë kjo do ta çonte koston totale në një miliard paund.

Punimet janë planifikuar të nisin në nëntor me shpresën që ato do të përfundojnë deri në fillimin e sezonit 2025/2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat