Pronarët që shkelin të drejtat e njeriut do të përjashtohen

Futboll

Pronarët që shkelin të drejtat e njeriut do të përjashtohen

Më: 31 mars 2023 Në ora: 12:46
Logo e Premier League

Në një vendim që mund të cilësohet si historik, Premier League njofgtoi se pronarët e klubeve, drejtuesit dhe drejtorët sportivë do të përjashtohen nëse kryejnë shkelje të të drejtave të njeriut.

E gjithë kjo në kuadër të mënyrës së re të kontrollit të pronarëve në ligën më të mirë të planetit.

Rregullat u bënë më të rrepta, si për aksionerët, ahstu edhe për drejtuesit e lartë të klubeve.

Shkelja e të drejtave të njeriut sipas rregulloreve globale të sanksioneve të vitit 2020 nuk do të ketë vend në ligë siç u vendos unanimisht.

Në thelb, anglezët në këtë mënyrë po përpiqen të mbrohen nga situata të tilla si marrja e Neëcastle nga sauditët, njerëz që janë akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut në të kaluarën.

E gjitha kjo, në fakt, në një kohë kur Manchester United ka si kandidat kryesor për blerjen e tij Prinicin e Katarit, Yassim Bin Hamad Al Thani.

Lista e veprave penale që çojnë në skualifikimin u zgjerua për të mbuluar dhunën, korrupsionin, mashtrimin, evazionin fiskal dhe krimet e urrejtjes. Shtrirja e dispozitave të falimentimit është zgjeruar gjithashtu për t’i mundësuar Premier League të ndërmarrë veprime kundër njerëzve të përfshirë në falimentime të mëparshme në një gamë më të gjerë rrethanash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat