Legjenda gjermane sulmon Naglesmanin

Futboll

Legjenda gjermane sulmon Naglesmanin

Më: 31 mars 2023 Në ora: 12:01

Loatar Matues ka ndryshuar sërish pllakën e qëndrimit rreth fituesit të “Klasikes” së Gjermanisë, madje duke pohuar i bindur se Bajerni nuk do t’i përsërisë gabimet e së shkuarës.

“Bavarezët do të fitojnë si shkak i nervozizmit dhe pikërisht ky faktor do të jetë përcaktues në rezultatin final.

Fryma e re me ardhjen e Tuhelit ka për të luajtur pjesën e vet. Fusha nuk u shpëton avantazheve të vendësit, aq më tepër në një moment kaq delikat për fatet e sezonit.

Jam i sigurt se problemet në qëndrueshmëri nuk kanë për t’u përsëritur në të ardhmen në Mynih. Largimi i Nagelsmanit mori trajtën e së detyrueshmes, marrë në konsideratë luhatjet e vazhdueshme në lojë”, përfundoi “rekordmeni” gjerman në rubrikën e tij sportive “Sky Sport”.

Fillimisht 62-vjeçari doli hapur se Dortmundi do ta siguronte titullin në “Allianz Arena”, por mesa duket zhvillimet e fundit kanë pasur ndikim të fortë në qëndrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat