Onana në “orbitën” e Chelsea

Futboll

Onana në “orbitën” e Chelsea

Më: 31 mars 2023 Në ora: 11:59
Andre Onana

Inter mund të fillojë sezonin e ardhshëm me ndryshime në portë.

Sipas medieve italiane, Chelsea synon transferimin e portierit Andre Onana, me italinët që kërkojnë 40 milionë euro.

Drejtuesit po presin ofertën dhe do të ishte një lëvizje shumë përfituese, pasi Onana zbarkoi në Milano me “kosto zero”.

Në rast se portieri largohet, Inter po mendon për Guglielmo Vicario i cili luan te Empoli

Vicario kryeson listën, duke ditur se marrëdheniet me Empolin janë të mira, pasi verën e kaluar u transferua edhe Asllani.

“Zikaltërit” kanë edhe planin B, Marco Carnesechhi, i Cremonese-s, për të cilin ka më shumë konkurencë, por nuk është i paarritshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat