Real Madrid gati 110 milionë euro për argjentinasin

Futboll

Real Madrid gati 110 milionë euro për argjentinasin

Më: 31 mars 2023 Në ora: 11:36
Sociedad

Real Madridi ka vendosur të hidhet në sulm për Alexis Mac Allister, mesfushorin e Brighton.

“Los Blancos” u duhet një mesfushor i ri dhe argjentinasi duket se ka profilin e duhur për t’u përshtatur me lojën e madrilenëve.

Real Madrid është i gatshëm të paguajë deri në 110 milionë euro për të, por klubi anglez nuk pranon më pak se 150 milionë euro.

Për 24-vjeçarin ka një konkurrencë të lartë, me Arsenal dhe Manchester Unitedin, që po ashtu e pëlqejnë shumë mesfushorin, ndaj Reali duhet të nxitojë, pasi klubet e Premier League e kanë treguar se kur bëhet fjalë për shifra nuk konkurrohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat