Leao sulmon portalin italian

Futboll

Leao sulmon portalin italian

Më: 30 mars 2023 Në ora: 20:45
Leao

Lajmin e dhënë nga “La Gazzetta dello Sport” mbi një ultimatum nga ana e Milanit në adresë të Rafael Leaos e kanë pasqyruar disa media europiane.

Mes tyre ka pasur, siç është normale të ndodhë, edhe shumë portugeze.

Njërës prej tyre i ka dhënë përgjigje vetë Leao. Nën postimin për “ultimatumin” ndaj tij, sulmuesi kuqezi ka replikuar:

“A nuk keni diçka më të mirë për të bërë?”

Sinjal i qartë i pakënaqësive, të cilat lojtari i ka reflektuar edhe në fushë me Milanin, ku nuk shënon prej dy muajsh, teksa topi i fundit i dërguar në rrjetë është ai ndaj Luksemburgut, të cilit i shënoi golin e gjashtë në sfidën e humbur me Portugalinë.

Për t’u theksuar se në atë sfidë, Leao dhuroi një asist, por edhe shpërdoroi një penallti, të cilën e kishte fituar vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat