Ronaldo shfaqet në Madrid me veturë 8 milionëshe

Futboll

Ronaldo shfaqet në Madrid me veturë 8 milionëshe

Më: 30 mars 2023 Në ora: 15:11
Ronaldo me makinë

Një veturë tjetër luksoze në garazhin e Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez në fakt ia ka shtuar një “Bugatti 110” koleksionit të tij të pasur të veturave luksoze.

Kjo blerje e re nuk ka mbetur pa u vërejtur në Madrid, ku “CR7” është “kapur” në rrugë derisa dilte nga një veturë e vlefshme 8 milionë euro, së bashku me partneren e tij, Georgina.

Theks të veçantë kishte “katër-rrotëshi” i ri i 38 vjeçarit.

Ronaldo ka lënë gjurmë në Real Madrid dhe për këtë ka mbetur mjaft i dashur në kryeqytetin spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat