Tifozët dhe shokët e skuadrës! Di Maria pret kontratën e re si lider i Juventusit

Futboll

Tifozët dhe shokët e skuadrës! Di Maria pret kontratën e re si lider i Juventusit

Më: 30 mars 2023 Në ora: 13:15
Di Maria

Fundi i muajit prill do të jetë vendimtar në lidhje me të ardhmen e Angel Di Maria. Argjentinasi dhe Juventusi dëshirojnë të vijojnë bashkëpunimin të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Palët respektive janë takuar dhe kanë planfikuar gjithashtu disa takime të tjera për të gjetur gjuhën e përbashkët teksa dëshira për të qënrdruar e sulmuesit anësor, i lehtëson edhe më shumë negociatat.

35-vjeçari madje është i gatshëm të vijojë aventurën bardhezi edhe në rast se sezonin e ardhshëm torinezët mbeten jashtë Champions League.

Vetë Di Maria aktualisht është i përqëndruar te suksesi me Juventus në Europa League, një kompeticion në të cilin “Il Fideo” po tërheq skuadrën drejt triumfit teksa në tre ndeshje europiane, ia ka dalë deri më tani të shënojë katër gola.

Kështu, përtej problemeve fizike të fillim sezonit me shifrat që mund të ishin edhe më tërheqëse, drejtuesit e Juventusit nuk i diskutojnë kualitetet teknike të argjentinasit.

Një plus është edhe vlerësimi i jashtëzakonshëm nga ana e trajnerit Massimiliano Allegri, tifozëve por edhe shokëve të skuadrës me Di Marian që është një shembull për këdo në qendrën sportive.

Ndaj, pritet që rinovimi i kontratës të marrë shumë shpejt formë zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat