Portieri i Interit: Meritojmë më shumë respekt në Champions League

Futboll

Portieri i Interit: Meritojmë më shumë respekt në Champions League

Më: 29 mars 2023 Në ora: 19:50
Andre Onana

Portieri i Interit, Andre Onana, konsideron se Interi duhet të merret më shumë seriozisht në Champions League.

Inter pritet të përballet me Benficën në çerekfinale.

Sipas kamerunasit, Interi meriton më shumë respekt pasi ka përparuar nga një grup ku ishin Bayern Munich dhe Barcelona.

Skuadra e Simone Inzaghit përfundoi e dyta në Grupin C në kompeticionin kryesor të UEFA-s për klube, duke e çuar Barcelonën të luajë në Europa League. 

"Ne kemi treguar se jemi një skuadër e fortë.

Nuk ka rëndësi se çfarë do të ndodhë në raundin tjetër, do të përballemi me Benficën për të fituar.

Ne meritojmë më shumë respekt në Evropë, duke qenë se dërguam Barcelonën në Europa League dhe u përballëm me një grup të komplikuar", ka thënë Onana..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat