Belotti tregon arsyen pse feston si gjel

Futboll

Belotti tregon arsyen pse feston si gjel

Më: 29 mars 2023 Në ora: 19:15
Belotti

Shumë futbollistë kanë një festë të veçantë, si Andrea Belotti. Italiani zbuloi arsyen që po feston si gjel.

“Dua të zbuloj një sekret. Është një histori absurde.

Pas një pasdite shtatori të vitit 2012, një miku im që ka një lokal në fshatin tim po luante për Albinolefe. Shkonim shpesh në këtë lokal të vogël.

Shoku im luante futboll si fëmijë dhe ishte shumë i mirë.

Nofka e tij ishte gjel dhe ishte i pari që festoi kështu. Ai shënonte çdo ditë dhe festonte ashtu. Mendova se ai ishte një fanatik.

Ai nuk kishte mundur të vinte ende të më takonte për shkak të punës.

Atë natë më thirri: ”Andrea! Unë arrita të jem i lirë. Nesër do të vij të të shoh”.

Isha shumë i emocionuar. Më tha: ”Më premto: nëse shënon, festo si gjeli për nderin tim”.

E pranova”, tha fillimisht ai dhe vazhdoi:

“Ndeshja filloi dhe pas vetëm dy minutash shënova.

Nuk e mendova asnjë sekondë, zbrita me vrap poshtë dhe fillova të imitoja gjelin si i çmendur.

Të gjithë vrapuan për të më përqafuar.

Shoku im erdhi tre minuta me vonesë atë ditë, teksa parkonte dëgjoi zhurmën e stadiumit kur unë shënova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat