Kur Avni Juniku nuk mund të ndalej as nga Borci i Çaçakut! Trepça triumfoi 

Futboll

Kur Avni Juniku nuk mund të ndalej as nga Borci i Çaçakut! Trepça triumfoi 

Nga: K. Goca Më: 29 mars 2023 Në ora: 17:27
Avni Juniku

Trepça e Mitrovicës është prej skuadrave më me renome në Kosovë. 

Është skuadra e parë nga Kosova që u bë anëtare e Ligës së Parë të ish Jugosllavisë (1977 - 1978) dhe ishte në finale të Kupës ish “Marshall Tito” në vitin 1978 në futboll.

Avni Juniku në vitet e 80-ta ka qenë ndër futbollistët që ka lënë gjurmë edhe në petkun e Trepçës së Mitrovicës, kur garonte në Ligën e Dytë të ish Yu në grupin e Lindjes.

Nuk harrohet goli i tij në minutën e 77-të nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, ku së pari goditin shtyllën e majtë e pastaj topi futet në rrjetë.

Trepça e mposhti skuadrën serbe Borcin e Çaçakut, në kuadër të javës së 27-të. 

Golat i realizoi Juniku në minutën e 13-të e 77-të.   

Pas javës së 27-të, Trepça renditej në vend të 14-të me 26 pikë e Borci i nënti me 27 sosh.   

8 maj, 1985   
Trepça – Borci 2:0

Stadiumi në Mitrovicë.
Shikues: 4.000.
Gjyqtarë: Dragolub Moraçanin (Bjellopola), Velimir Femiq (BJellopoja) dhe Nikola Milikoviq (Nishi).
Shënues: Avni Juniku (‘13’ e 77’)

Trepça: Ahmatoviqi, Jokiqi 6, Sadriu 7, Llapashtica 6, Turku 6, Vukmiroviqi 6, Juniku 8, Duraku 5, Niketiqi 6 (Gjina 5); Rrahmani 6 dhe Mërkiqi 5 (Çaka).

Borci: Bojiçiq 5, Pavlloviq 5, Tokoviq 5, M, Gavrilloviq 6, Z. Gavrilloviq 5, Kovaçeviq 5 (I. Gravrilloviq), Petroviq 6, Vuloviq 5, Açimoviq 5, Rustiq 5 (Dapiq) dhe Milinkoviq 5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat