Çfarë tha Greenwood për Cristiano Ronaldon para kthimit të tij në Manchester Utd?

Futboll

Çfarë tha Greenwood për Cristiano Ronaldon para kthimit të tij në Manchester Utd?

Më: 29 mars 2023 Në ora: 16:53
Mason Greenwood e Cristiano Ronaldo

Mason Greenwood, një futbollist që ngelet ende i përjashtuar te Manchester United, pavarësisht se akuzat për tentativë përdhunimi dhe sulmi kundër kanë rënë, e ka parë ngecjen e karrierës së tij në moshën 21-vjeçare.

Një raportim nga The Athletic ka nxjerrë informacione të reja në lidhje me fazat e hershme të karrierës së sulmuesit para se ai të akuzohej për tentativë përdhunimi, sulm që shkaktoi dëmtime trupore dhe përfshirje në sjellje kontrolluese dhe shtrënguese. Të gjitha akuzat kishin të bënin me të njëjtën grua.

Prokuroria në Britaninën e Madhe ndërpreu akuzat kundër Greenwood në shkurt për shkak të tërheqjes së dëshmitarëve kryesorë dhe mundësive minimale për një dënim.

Detajet kanë filluar të dalin se si Greenwood organizonte rregullisht festa gjatë pandemisë me COVID-19 dhe policia kishte kontaktuar me Manchester United për sjelljen e yllit të tyre, në vend që të merrej drejtpërdrejt me të.

"Ti je futbollist i ndyrë. Na lejo të hyjmë ose do të të thyejmë këmbët’”.

Dëshmi të ndryshme nga ata në klub kanë zbuluar detaje rreth qëndrimit të Greenwood.

Ai dikur iu referua Cristiano Ronaldos si një sulmues ‘i vdekur’, duke lënë të kuptohet se ai nuk ishte më efektiv.

Ai gjithashtu thuhet se ‘nuk kishte turp t’i tregonte dikujt se ata si ekip me të ishin të dështuar’, sepse e vlerësonte vetën më shumë se bashkëlojtarët e tij te United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat