Çfarë thotë autori i golit kundër Kosovës?

Futboll

Çfarë thotë autori i golit kundër Kosovës?

Nga: K. G. Më: 26 mars 2023 Në ora: 16:32
Pamje nga ndeshja Izrael - Kosova

Kosova ka marrë një pikë domethënëse kundër Izraelit, duke i heshtur mbi 30 mijë shikues në stadiumin në Tel Aviv.

Rezultati baras (1:1) ishte zhgënjyes për izraelitët në hapje të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.

Futbollisti Dor Peretz, autor i golit të barazimit, tha se është i befasuar nga Kosova.

“Ne u përpoqëm t’i bënim krenar tifozët këtu dhe ata në shtëpi.

Ne e donim shumë fitoren, luajtëm futboll të mirë për periudhë të gjatë.

Do të vijmë në ndeshjen e ardhshme më të përgatitur.

Në minutat e fundit rrezikuam”, tha Peretz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat