Rashica tregon për rastin ideal të humbur në fund të ndeshjes

Futboll

Rashica tregon për rastin ideal të humbur në fund të ndeshjes

Më: 25 mars 2023 Në ora: 20:38
Rashica

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse morën sonte një pikë nga përballja me Izraelin, rivalin që vlerësohet si një prej rivalëve për dy pozitat e para në grup.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bloomfield” përfundoi me rezultatin 1:1.

Kjo ishte ndeshje e parë në kuadër të Grupit I.

Pas ndeshjes, Milot Rashica foli edhe për rastin e humbur në fund të ndeshjes.

“Qejf pata boll me shënu dhe me u kthy në shtëpi me tri pikë.

Pas tri ditëve kemi ndeshjen tjetër dhe shikojmë përpara. Ka hapësirë për përmirësim. Në pjesën e dytë zhvilluam lojë më të mirë”, tha Rashica pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat