Shkupi me trajner të ri

Futboll

Shkupi me trajner të ri

Më: 23 mars 2023 Në ora: 13:40
Xhihad Arsllan

FC Shkupi edhe zyrtarisht do të drejtohet nga strategu turk, Xhihad Arsllan.

Bëhet fjalë për një trajner me një CV të pasur, teksa i njëjti gjatë karrierës së tij ka udhëhequr një nga skuadrat më të famshme të Superligës Turke, Bashakshehir.

Vlen të theksohet se Arslan udhëhoqi ekipin e Akhisar, që vjen nga një qytezë e vogël, me të cilën skuadër garoi edhe në Liga Europa.

Pikërisht këto arritje dhe vetë pjesëmarrja në grupet e Liga Europa dhe shumë suksese të tjera në futbollin turk, bënë që drejtuesit e FC Shkupit të vendosën për Xhihad Arslan, i cili në postin e trajnerit te skuadra nga Çairi do të zëvendësojë Goce Sedlloskin, me të cilin skuadra “blu”, edicionin e kaluar u shpall kampione e Maqedonisë, ndërsa ishte edhe shumë pranë kualifikimit në grupet e Ligës së Konferencës.

Me ardhjen e Arslan, ka ndryshuar edhe stafi teknik, derisa asistent i tij i parë do të jetë Fevzi Ljajiç, me të cilin së fundmi bashkëpunonte te skuadra e Malatyaspor.

Duke pasur parasysh se aktualisht kampionati është në pushim, për shkak paraqitjes së përfaqësueses së Maqedonisë në eliminatoret e vlefshme për Euro 2024, Arsllan, debutimin e tij në një ndeshje zyrtare në bankinën e FC Shkupit, do ta ketë me datë 2 prill, kundër skuadrës së Skopjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat