Rinovimet te Chelsea

Futboll

Rinovimet te Chelsea

Më: 22 mars 2023 Në ora: 13:08
Chelsea

N’Golo Kante do të qëndojë te Chelsea.

Francezit i skadon kontrata në qershor, por mediet britanike bëjnë me dije se ai është dakordsuar me londinezët për të rinovuar kontratën edhe për dy sezone.

Kante po kalon një moment jo të mirë, kjo pasi mungon prej shtatorit për shkak të një dëmtimi, por diçka e tillë nuk ka ndikuar te drejtuesit, të cilët besojnë ende te 31-vjeçari.

Për ish-mesfushorin e Leicester kishte shfaqur interes Juventus, por tani torinezët duhet të shqyrtojnë alternativa të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat