Mourinho rikthehet te Real Madrid?

Futboll

Mourinho rikthehet te Real Madrid?

Më: 22 mars 2023 Në ora: 11:20
Mourinho

Carlo Ancelotti duket se ka bërë gati “valixhet”, me trajnerin italian i cili pritet të mbyllë aventurën me Real Madrid në fundin e sezonit.

Për momentin në skenë janë shfaqur disa emra, duke nisur nga ish-legjenda Raul Gonzales dhe Oliver Glasner, me këtë të fundit që drejton Frankurt.

Por, në orët e fundit po përflitet edhe për Jose Mourinho, i cili momentalisht është në krye të Romës.

Portugezi ka drejtuar madrilenët për tri sezone, 2010-2013 dhe ka fituar La Liga-n me “Los Blancos”.

60-vjeçari ruan kujtime të bukura nga Madridi dhe një rikthim i tij do të ishte i bujshëm, por gjithçka do të varet nga sezoni me italianët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat