Rabiot është kthyer në lider te Juvja

Futboll

Rabiot është kthyer në lider te Juvja

Më: 21 mars 2023 Në ora: 12:47
Rabiot

Adrien Rabiot është kthyer në lider te Juventusi këtë sezon. Skuadra bardhezi tani po mendon për të ardhmen e francezit, pasi i përfundon kontrata në fundin e sezonit.

Pas shumë negociatash mes klubit dhe mesfushorit që nuk u realizuan me sukses, bardhezinjtë po mendojnë të bëjnë një sulm përfundimtar. Sipas prestigjiozesh italiane “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi ka gati një ofertë të re për të rinovuar me Rabiot.

Bëhet fjalë për një shumë prej 10 milionë euro, e cila ishte e kënaqshme për francezin pak muaj më parë.

Në fund të prillit, pritet një takim mes drejtuesve të Juventusit dhe në këtë takim mund të jetë vendimtar dhe tekniku Allegri, i cili ka marrëdhënie të mira me Rabiot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat