Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore

Futboll

Kombëtarja zhvillon seancën e dytë stërvitore

Më: 21 mars 2023 Në ora: 11:01
Shqipëra

Kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi seancën e dytë stërvitore nën drejtimin e Sylvinhos në “Shtëpinë e Futbollit”.

Trajneri brazilian do të debutojë në stolin kuqezi në takimin ndaj Polonisë.

“Kuqezinjtë” luajnë në Varshavë ndeshjen e parë të fazës eliminatore të Euro 2024 (27 mars).

Elseid Hysaj, Marash Kumbulla, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj ishin lojtarët e fundit që iu bashkuan grumbullimit ditën e hënë, duke plotësuar të gjithë grupin e Kombëtares.  

Ky i fundit zëvendëson në prapavijë Ardian Ismajlin e dëmtuar.

Ndërkohë do të ketë një tjetër seancë stërvitore ditën e sotme, e cila do të nisë në orën 15:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat