Everton shtang Chelseat në stadiumin “Stamford Bridge”

Futboll

Everton shtang Chelseat në stadiumin “Stamford Bridge”

Më: 18 mars 2023 Në ora: 20:25
Pamje nga ndeshja

Chelsea e lëshoi fitoren nga dora në minutën e fundit.

Përballja mes Chelseat dhe Evertonit, solli katër gola por jo edhe fitues (2:2).

Për Chelsean shënuan Joao Felix (32'), Havertz (76') dhe për Evertonin realizuan Doucoure (69') e Simms (89').

Pas javës së 28-të në Premier League Chelsea zë vendin e dhjetë me 38 pikë e Evertoni është i 16-ti me 26.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat