Kur Xhevdet Muriqi dhe Kujtim Shala kthyen kokulur skuadrën kroate

Futboll

Kur Xhevdet Muriqi dhe Kujtim Shala kthyen kokulur skuadrën kroate

Nga: K. Goca fu Më: 18 mars 2023 Në ora: 19:30
KF Prishtina 1986-1987: Nga e majta në këmbë: Hysni Maxhuni, Sahit Kelmendi, Gani Llapashtica, Skënder Shengyli, Muhamed Kolenoviq, Faton Domi e Darko Bjellojeviq. Nga e majta ulur: Muharrem Sahiti, Xhevdet Muriqi, Kujtim Shala, Fadil Muriqi dhe Miodrag Çirkoviq.

Prishtina luftonte për ekzistencë dhe skuadra kroate Osijeku shpresonte një vend në garat evropiane përkatësisht në Kupën UEFA në vitin 1987.

Prishtina i jep goditje të fuqishme, duke e mposhtur me rezultat 2:1 Osijekun, në takimin e parafundit (java e 33-të) të Ligës së Parë të ish Jugosllavisë.

Prishtinasit shënuan fitore me një lojë jo të nivelit të pritur. 

Ndeshja u zhvillua me 7 qershor të vitit 1987, në stadiumin e qytetit në Prishtinë (sot “Fadil Vokrri”) ishin të pranishëm rreth 15 mijë shikues. 

Futbollisti Xhevdet Muriqi u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 14-të, ndërsa Kujtim Shala thelloi epërsinë në 2:0 (35’) dhjetë minuta pa përfunduar pjesa e parë.

Xheko e kishte ngushtuar humbjen (2:1) në minutën e 70-të.

Pas javës së 33-të, Osijeku renditej në vend të shtatë me 32 pikë dhe Prishtina ishte e 13-ta me 27.

Në javën e fundit Prishtina ka luajtur në Suboticë duke shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Spartakut dhe e siguroi ekzistencën.

Me 7 qershor të vitit 1987

Prishtina – Osijeku 2:1

Stadiumi i qytetit në Prishtinë.
Shikues: 15.000.
Gjyqtarë: Bekir Kraviq (Tuzlla), Sllobodan Joviq e Mickovski të Kavadarit.
Shënues: Xh. Muriqi (14' - nga penalltia), Shala (35') - Xheko (70').

Prishtina: Darko Bjellojeviq 6, Xhevdet Muriqi 6, Nebojsha Pekoviq 5, Abdyl Bellopoja 5, Gani Llapashtica 6, Muhamet Kolenoviq 6, Mensur Nexhipi 6 (Muharrem Sahiti), Sahit Kelmendi 5, Vlladisllav Gjukiq 6, Fadil Muriqi 5 dhe Kujtim Shala 6,

Osijeku: Biliq 6, Mariçiq 5, Kostiq 5, Kasallo (Llukiq 5), Zheravica 5, Jankoviq 5, Xheko 6, Karaçiq 5, Lepinjica 5 (Jerkoviq), Rakella 5 dhe Kukuria 5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat