Pjesa e parë: Chelsea e Evertoni nuk e gjejnë golin

Futboll

Pjesa e parë: Chelsea e Evertoni nuk e gjejnë golin

Më: 18 mars 2023 Në ora: 19:24
Chelsea e Evertoni

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Chelseat dhe Evertonit.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea dhe Evertoni hyjnë drejt zhveshtores pa e gjetur golin.

Chelsea ishte lider në fushë përgjatë gjithë pjesës së parë, ku këtë gjë e tregojnë më së miri edhe statistikat e deritanishme.

“Blutë” kishin 72% posedimin e topit, kurse regjistruan tre goditje drejt portës, krahas zero sosh të Evertonit.

Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 0:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat