Shehi pas barazimit: Nuk ka arsye të qajmë

Futboll

Shehi pas barazimit: Nuk ka arsye të qajmë

Më: 18 mars 2023 Në ora: 16:20
Orges Shehi

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi, e ka cilësuar deri diku të merituar rezultatin e ndeshjes së sotme ndaj Bylisit, ku skuadra e tij u ndal në një barazim 1-1.

“Ne bëmë ndeshje me dy tablo.

Pjesa e parë është për t’u harruar dhe meritonim të pësonim ndonjë gol për mënyrën se si u vendosëm dhe i dhamë mundësinë të na rrezikonin.

Ndërsa pjesa e dytë ishte plotësisht në kontrollin tonë, edhe për disa lëvizje që kryem. Pësuam gol me goditje standarte, por pastaj ushtruam presion me çdo mënyrë, arritëm të shënonim e kishim raste.

Por i tillë është futbolli, me atë që dhamë në pjesën e parë dhe të dytën, nuk korrespondojnë me njëra-tjetrën.

Në pjesën e parë me aq dobët sa po luanim e keq sa ishim, mund të ndëshkoheshim dhe do e meritonim.

Në pjesën e dytë të vjen keq që ndodh në goditje standarte, me shpinë, duhej të ishim të kujdesshëm.

Kur ndëshkohesh është e vështirë, por skuadra reagon dhe është prezentë. Na vjen keq që pësojmë e kalojmë në disavantazh, por çunat reagojnë.

Pjesa e dytë është ajo që duhet të kuptojmë që me një ndërhyrje mund të luajmë në këtë mënyrë.

Nuk ka arsye të mërzitemi dhe qajmë çfarë ndodhi, se 10 javë janë.

Duhet të përmirësohemi në detaje që të mos pësojmë gola të lehtë.

Me këtë kontingjent që kemi, pa Patrik, shpresojmë që të na vijë në formë Kristali, por duhet të fillojmë të luajmë që nga poshtë.

Nëse nuk e bëjmë, kemi vështirësi si në pjesën e parë me dy qendrat tona. Kështu u bë top i gjatë ne dhe kundërshtari, duke nxjerrë jashtë loje dy mesfushorët.

Me kontakt me topin marrim më shumë hapësira.

Florenti është lojtari ynë kryesor, kishim Xhixhën golashënues, fati ynë i keq i dëmtimeve.

Kemi Nikqin dhe kemi improvizuar me Haxhiun në sulm.

Florenti p bën mirë, shpresoj të kthehet në formën më të mirë Abazaj që të jetë gjithmonë ndihmë se duhet të shënojmë dhe jo vetëm Florenti” , - tha Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat