Paul Scholes: Lautaro do të ishte perfekt

Futboll

Paul Scholes: Lautaro do të ishte perfekt

Më: 18 mars 2023 Në ora: 15:17
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez këtë sezon ka qenë lojtari më i rëndësishëm i Interit.

Sulmuesi argjentinas, kampion bote në Katar me Argjentinën, duke marrë parasysh rëndësinë e tij në ekip me golat, mentalitetin dhe karakterin, drejtuesit zikaltër kanë vendosur ta bëjnë kapitenin e skuadrës.

Ish-mesfushori legjendar i Manchester United, Paul Scholes, tha për “BT Sport” se sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez do t’i përshtatej lojës së Ten Hag më mirë se Osimhen.

“Unë mendoj se nigeriani është një lojtar i madh, por ai do t’i përshtatej Chelseat, ndërsa Lautaro do të ishte ideal për Ten Hag dhe Manchester United”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat