Spalletti frikësohet

Futboll

Spalletti frikësohet

Më: 17 mars 2023 Në ora: 14:54
Spalletti

Tifozët e  Napolit e kanë pritur me festë shortin e Champions League pasi u vendosën përballë Milanit.

Por nga krahu tjetër, Spaleti, nuk është aspak i kënaqur.

Trajneri i Napolit është shprehur se kuqezinjtë janë favorit për ta fituar këtë kompeticion nëse marrim për bazë eksperiencën.

“Milani eliminoi Totenhemin.

E njohim këtë rival, e kaluan momentin e vështirë dhe po shohim rritje të vazhdueshme prej tyre.

Do të përballemi me një kundërshtar të madh dhe kushdo që është më i mirë në leximin e lojës do të fitojë. Nuk ishte një short i mirë ky për ne.

Do të kisha preferuar të mos takohesha me asnjë ekip italian tani.

Vetëm ata që janë të paaftë mund të thonë se ky është short i mirë. Milani është Champions League dhe vetëm Maldini ka fituar 5 të tillë.

Kam lexuar në këto ditë se PSG dhe City nuk kanë eksperiencë për të shkuar deri në fund të rrugëtimin. Epo nëse e marrim këtë për bazë, atëherë Milani është favorit për të fituar finalen”, tha Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat