Liverpooli, i interesuar për të nënshkruar me Asension

Futboll

Liverpooli, i interesuar për të nënshkruar me Asension

Më: 17 mars 2023 Në ora: 13:52
Asensio

Marco Asensio mund të largohet nga Real Madridi për t’u transferuar te Liverpooli.

Sipas një raporti nga “Football Transfers”, Asensio është në radarin e Liverpoolit, me spanjollin që në fund të këtij sezoni do të bëhet agjent i lirë.

Madridi e ka informuar anësorin se nuk llogarisin në atë si titullar dhe se e ardhmja e tij mund të jetë e paqartë, duke pasur parasysh kërkesat e tij për paga.

Asensio mund të rezultojë të jetë një blerje mendjemprehtë për “Reds”, veçanërisht me Roberto Firminon, që do të largohet nga klubi si një transferim i lirë në verë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat